-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droga në tullumbace/ Balla: Ta ndalojmë! Shehu: Po maskoni futjen e kanabisit

Kryesoret

Debat në Komisionin e Shëndetësisë, por nisma miratohet në parim nga socialistët. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi sot ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku kërkohet që të ndalohet oksidi i azotit dhe disa substancave të tjera. Ministri u shpreh se nisma ka si qëllim që të ndalojmë me ligj përdorimin e tullumbaceve me oksid azoti.

Deputeti Tritan Shehu ishte dakord që kjo është e paimagjinueshme që të përdoret në rrugë nga të rinjtë “pasi mund të sjellë arrest kardiak. Për këtë jam dakord ta shohim dhe ta diskutojmë. E shoh të domosdoshme”.

Por ai tha se projektligji është koperturë për të futur kanabisin në përdorimin farmaceutik. “Për ta maskuar futjen e kanabisit, një droge, nga më të përdorshmet”, tha më tej, deputeti i PD-së.

Unë e shoh si seancë “sallatë ruse”, sepse kërkojmë të përziejmë disa gjëra që nuk përzihen. Update-im fsheh një element tjetër që ju po kërkoni ta kaloi fshehurazi si ai për kanabisin. Shkaku i vërtetë i këtij është futja e kanabisit që unë e quaj një krim ndaj shëndetit.

Nuk ka asnjë protokoll, nuk ka asnjë recetë mjekësore të njohur, asnjë protokoll të asnjë spitali, në të gjithë hapësirën e SHBA-BE që të rekomandohet, kanabisi si substancë mjekësore. Dhe ju kërkoni të fusni në nomeklaturë kanabisin. Kjo është krim penal. Gjithë shkaku këtij ligji është futja e kanabisit ilegalisht.

Shqetësimi është që ne kemi sot në Shqipëri deri në 80 mijë përdorues droge. Përdorimi i kanabisit fatkeqësisht fillon në moshën 10-vjeç dhe është prekursor për drogërat më të forta. Ky është një ligj artificial dhe i gabuar.

Unë do ta votoj kundër. Ju jeni kundër papaverit dhe hapni rrugën e kanabisit. Papaveri është prekursor i shumë preparateve mjekësore, kurse kanabisi nuk është” tha Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit