-sidi education-spot_img
21.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Harta e re territoriale shtyhet për në shtator

Kryesoret

Ndryshimi i reformës territoriale shtyhet për në shtator. Kështu deklaroi sot Taulant Balla në një konferencë për mediat. Megjithatë tha se gjithçka është e mundur.

Do të hezitoja të bëja komente që në frymën e nevojshme që ka për të shkuar në një propozim që duhet të marrë kohën, te depozitohet. Brenda korrikut e pamundur? E pamundëson afati i konsultimit.

Por ndoshta ka tym të bardhë nga komisioni sot ose nesër. Nëse është vullneti koha gjendet. Të paktën të shkojmë deri fillim të sesionit të ardhshëm. PS-së, PD-ja me forcë nuk i merr asgjë” tha ai.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se ‘protestën e vodhën’. “Nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast, që të gjithë ndajmë të njëjtin qëndrim. Atë çështje që ngritën, sot nuk flasin më. Sot protestën që ata nisën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur të gjithë e dimë”.

Por Marjana Koçeku? “Të dorëzojë mandatin sepse nuk është person i votuar drejt për së drejti, ia ka dhënë Partisë Socialiste. Duhet të jemi sa më kokëulur, dëgjues dhe komunikues me qytetarët. Ka një nevojë për t’u parë dhe dëgjuar” tha ai.

Agjenda e Shqipërisë është integrimi në BE. Unë bëj pjesë në ata njerëz që arrij t’u kthej përgjigje pjesës më të madhe që shkruajnë dhe realisht janë shumë. Ka një pjesë të madhe të atyre, që halli i tyre nuk zgjidhet sepse kështu që është norma ligjore në këtë vend. Ne kemi zgjedhur një detyrë, që ka rolin e shërbëtorit të popullit.

Duhet të jemi kokulur dhe sa më dëgjues e komunikues me qytetarët. Rama e ka thënë shpesh herë që kundërshtari më i madh i PS nuk është as partia e bufit dhe as protestuesit, por ajo pjesë e administratës që nuk u kthen përgjigje qytetarëve” tha më tej Balla.

Kishte një përgjigje edhe për kritikët për investimin në Portin e Durrësit. “Aty do të jetë pishina më e madhe në Ballkan, nuk është e vërtetë që gjithë këto ndërtesa të bukura në Shqipëri qenkan me dyshime për pastrim parash” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit