Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri. Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij ishte e rëndë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në 29 tetor në Vushtrri pas një sulmi me armë vdiq në vend një i ri dhe dy u plagosën, por fatkeqësisht njëri prej tyre vdiq duke e thelluar bilancin.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti deklaroi se “dy të arrestuarit e parë janë J.S. 24-vjeçar dhe E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve s’u janë bërë të ditura inicialet. Për rastin është konfiskuar edhe një armë AK-47”.