-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: Mali i Zi të kalojë miljen e fundit për në BE

Kryesoret

Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Podgoricë.

E pyetur se sa reale janë pritjet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, von der Leyen tha se nuk ka nevojë të pritet “nëse plotësohen kushtet”.

“Nuk ekziston kalendar i procesit të anëtarësimit në BE, por e rëndësishme është që të zbatohen reformat. E inkurajoj Malin e Zi që ta kalojë atë miljen e fundit dhe dyert do të hapen,” tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

Zyrtarja evropiane tha se procesi i zgjerimit është ndër prioritetet kryesore të KE-së, dhe Mali i Zi për një kohë të gjatë ka qenë shteti që ka bërë më së shumti përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Ajo lavdëroi Malin e Zi për përshtatjen 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së.

Mali i Zi është shteti i vetëm në mesin e shteteve kandidate që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Megjithatë, që nga viti 2017, Podgorica nuk ka mbyllur asnjë kapitull negociues. Në raportin e vitit të kaluar të Brukselit u tha se autoritetet në Mal të Zi nuk kishin shfaqur përkushtim për agjendën e BE-së.

Presidenti Jakov Millatoviç tha se kupton qëndrimin kritik të BE-së të shprehur në raportin e vitit të kaluar të KE-së dhe në një rezolutë të miratuar së fundi nga Parlamenti Evropian./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit