-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka e Shqipërisë rrit normën e interesit

Kryesoret

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se ka vendosur që të rrisë normën bazë të interesit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 3.25%;
  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, duke e çuar atë në nivelin 4.25%;
  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, duke e çuar atë në nivelin 2.25% tha Sejko.

Guvernatori i BSH-s, Gent Sejko u shpreh më tej se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, duke vijuar trendin rënës të ndjekur gjatë dy tremujorëve paraardhës.

Reduktimi i inflacionit gjatë këtij tremujori pasqyroi – më së shumti – rënien e inflacionit të ushqimeve. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i qëndrueshëm, ndërkohë që tensionet e shtuara gjeopolitike kanë sjellë rritje të çmimeve të naftës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit