Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është vënë nën kritika pasi kishte veshur djalin e tij të vogël me një stil të ngjashëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i dhënë dhe një flamur ukrainas për një pritje në kuadër të festës së Halloween, mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Imazhe të eventit të pritur nga presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden tregonin Blinken pranë fëmijëve të tij teksa i biri mban një xhaketë në jeshile të errët në stilin e Zelensky, ndërsa e bija mban një flamur të verdhë e blu.
Vetë Blinken nuk kishte bërë veshje të veçantë por shakaja e Halloween me luftën nuk u prit mirë në rrjetet sociale.
FOTO/ Halloween edhe në familjen Biden! Ja si u veshën presidenti dhe zonja e parë
🇺🇸 Os filhos do secretário de Estado dos EUA, Antony Blinken, celebram o Halloween na Casa Branca como presidente Joe Biden. A menina traja as cores da Ucrânia, e o rapaz alegadamente veste-se de Zelensky. Que mensagem querem passar? pic.twitter.com/ZxLrizITEm
— geopol.pt (@GeopolPt) October 31, 2023