-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjobë 100 milionë Euro”! Berisha: Beqja i dha kompanisë së tij “Sterilizimin”

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka jetë normale parlamentare nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës, mes tyre ngritja e tre komisioneve hetimore. Një nga komisionet është për koncesionet në shëndetësi. Berisha e vuri theksin tek koncesioni i “Sterilizimit” duke akuzuar direkt Ilir Beqjan, të cilin në fillim SPAK-u e shpëtoi nga përgjegjësia, por gjykata i kërkoi që ta hetonte për rolin e tij në këtë kontratë dhe pasurinë.

Edi Rama me Beqjan e tij duke i dhuruar kompanisë së vet të gjitha mjediset dhe aparaturën ultra moderne të blerë me fondet publike. Duke ia dhuruar kompanisë së tij. Duke deklaruar se do të ulet çmimi me 3-4 herë, por çmimi i sterilizimeve është rritur me 80 herë, e kanë bërë dy herë më të shtrenjtë se Gjermania.

A nuk kanë të drejtë shqiptarët të dinë të vërtetën për këtë gjobë 100 milionë Euro dhe se mijëra shqiptarë nuk u operuan në pamundësi për të paguar setet e vegla për operacione. Spitalet janë katandisur në një Pazar të turpshëm të shëndetit të njerëzve. Nuk bëjnë analizat dot sepse kushtojnë, laboratorët i kanë marrë njerëzit e Ramës. Këto janë reale, ne kemi pasur raste me deputetët tanë” tha ai.

KLSH kërkon rishikimin e koncesionit: Skema si u rritën kostot për “Sterilizimin” (Dokumenti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit