-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grushtet në seancë, PS kallëzim Nallbatit, Çuçi: Nuk tolerojmë asnjë akt dhune

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.

Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament,” ka deklaruar Çuçi në postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit