Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku humbën jetën 4 shtetasve shqiptarë pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxor nga rrënojat vetëm mbrëmjen e së martës.
Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.
Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.
Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë.
U rrëzuan nga skelat në Gjermani, një nga katër shqiptarët akoma nën rrënoja