-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rrëzuan nga skelat në Gjermani, një nga katër shqiptarët akoma nën rrënoja

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë regjistruar të hënën në Hamburg të Gjermanisë ku 4 punëtorë shqiptarë kanë humbur jetën pas rënies nga skela në një kantier ndërtimi.

Gjithashtu raportohet se një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Nga raportimet e fundit nga media gjermane, BILD mësohet se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.

Çfarë ndodhi të hënën në Hamburg që u mori jetën 4 punëtorëve?

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë pasi në skela kishte edhe materiale të cilat i kanë zënë poshtë.

Skela ra nga kati i tetë në bodrum! Vajtën për të punuar, si vdiqën tre shqiptarët

Personi tjetër mësohet se nuk është nxjerrë akoma dhe ndodhet i mbuluar nga rrënojat.

Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë. H

Sipas asaj që shkruan BILD dyshohet se skela nuk është vendosur siç duhet. Të njëjtat burime thonë se aty ishin vendosur rreth 80 blloqe betoni megjithatë është e paqartë se si kjo mund të ketë ndikuar në aksident.

Subjekti që merrej me zbatimin e projektit nuk iu përgjigj interesimit të mediave nëse materialet ishin vendosur siç duhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit