-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut

Kryesoret

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç t’u rikthehen përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve dhe paralajmëroi se ato rrezikojnë të humbin mundësinë që u është ofruar për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Në një intervistë me shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës pas kthimit nga vizita në Kosovë, senatorja Shaheen tha se “një mundësi e tillë mund të mos ofrohet pafundësisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat Evropa po përballet për shkak të luftës në Ukrainë si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë.”

“Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra se si mund të ndihmojnë shtetet që nuk duan të bëhen vende autokratike, që nuk zgjedhin të përkrahin diktatorë si Vladimir Putin, në rrugën e tyre drejt demokracisë. Kjo është një mundësi që nuk do të ekzistojë përgjithmonë,” deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen tha se shpreson “që Serbia dhe Kosova të ulen dhe të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku.”

“E kuptoj që nuk e njohin njëra-tjetrën, por mendoj se është e rëndësishme të sigurohen se qytetarët e tyre nuk janë të zhytur në konflikt, që nuk jetojnë me frikë, që nuk kanë nevojë të brengosen,” shtoi ajo.

Senatorja Shaheen vizitoi Kosovën bashkë me senatorin Peter Welch nga Vermonti disa javë pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer i policisë.

Ajo vlerësoi se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin ndër shqetësimet kryesore në rajon.

Në intervistë, zonja Shaheen tha se autorët e sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator duhet të mbahen përgjegjës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit