-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von Cramon: Duhet Serbi demokratike, jo qetësimi Vuçiçit

Kryesoret

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë e Serbi,  të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

Von Cramon në një postim në “X” ka shkruar se e ka mirëpritur qartësimin që ka bërë Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ajo megjithatë ka shtuar se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë,” ka shkruar Von Cramon.

Ajo ka shtuar se duhet një Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit