Mbrëmjen e sotme është regjistruar një atentat ndaj 46-vjeçarit Agim Hida në afërsi të kryqëzimit të Bathores.
Mësohet sipas njoftimi të policisë se dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 46-vjeçarit.
Si pasojë Hida është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.