Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke e akuzuar se futi Gardën të armatosur brenda seancës së sotme. Akuzoi edhe SPAK-un, pasi një prokuror shkoi me oficerë të BKH-së në parlament pas tymit dhe kaosit.
“Do të depozitojmë kallëzim penal për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për shpërdorim detyre për shkak se lejoi futjen e Gardës të armatosur brenda seancës. Është shumë e rëndë nëse prokurorët e SPAK-ut kanë qenë në Kuvend.
Ne i presim të shkojnë në zyrën e Edi Ramës dhe ministrave ku vidhen miliona. Kjo është arsyeja që ne i kemi ushqyer me besim, dhe jo të kthehet në institucion qesharak që të shkojë të rregullojë karriget në Kuvend.
Nëse është e vërtetë do të ishte një humbje e madhe besimi për SPAK-un. Sot Kryesia e Kuvendit ishte e mbushur me 100 forca policie, 20 ia kanë vendosur vetëm Lindita Nikollës në derën e zyrës” tha ai.
Berisha: Garda ishte me armë! Çfarë do SKAP-i brenda në Parlament?