-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intensifikohet lufta, Blinken vizitë në Izrael dhe Jordani

Kryesoret

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë gjatë kësaj jave, teksa lufta e Izraelit në Rripin e Gazës dhe kritikat ndërkombëtare po intensifikohen.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi të mërkurën se Blinkeni do të niset prej Uashingtonit të enjten dhe do të jetë në Izrael dhe Jordani të premten, dhe se ndalesa të tjera në Lindjen e Mesme janë të mundshme për të.

Blinkeni e kishte vizituar Izraelin pak pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi tri herë në Izrael dhe në gjashtë vende arabe gjatë saj vizite.

Jordania njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Blinkeni do ta nënvizojë përsëri mbështetjen e administratës Biden për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por, gjithashtu, do ta theksojë rëndësinë e minimizimit të viktimave civile dhe të garantimit se ndihmat humanitare arrijnë tek palestinezët e pafajshëm në Gazë.

Sigurimi i lirimit të qindra pengjeve që po mbahen nga grupi militant Hamas në Gazë, lehtësimi i kalimit të palestinezëve me pasaporta të huaja dhe të huajve nga Gaza në Egjipt, si dhe parandalimi i shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale, do të jenë çështje kyçe në agjendën e tij, tha Miller./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit