Një atentat ndaj 46-vjeçarit Agim Hida është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz në afërsi të kryqëzimit të Bathores.
Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur rreth orës 19:15 ku dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 46-vjeçarit.
Si pasojë Hida është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autoritëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.