-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat në Kamëz! Pritë dhe plumba drejt 46-vjeçarit

Kryesoret

Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz në afërsi të kryqëzimit të Bathores.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 ku në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar  kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 46-vjeçarit me inicialet A. H.

Autorët mësohet se po lëviznin me motor dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kush është burri që u qëllua me plumba në Tiranë?

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autoritëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit