-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet klinika e kancerit në Gaza, Turqia: E vazhdojmë ne trajtimin e pacientëve

Kryesoret

Turqia është e gatshme të pranojë pacientë me kancer nga Spitali i Miqësisë Turko-Palestineze të Gazës, i cili u mbyll të mërkurën pas mbarimit të karburantit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Spitali, i cili ishte i vetmi spital onkologjik në Rripin e Gazës, u detyrua të mbyllet dje mes bombardimeve.

Në postimin e tij në Platformën X, Koca tha se nëse arrihet koordinimi i duhur, Turqia është e gatshme të transferojë pacientët me kancer dhe pacientë të tjerë që kanë nevojë urgjente në Turqi për të vazhduar trajtimin e tyre.

“Si Turqi, ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë për të vazhduar trajtimin e pacientëve me kancer, të cilët janë detyruar të largohen nga spitali për shkak të mungesës së burimeve. 

Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë iniciativa të mjaftueshme për të parandaluar sulmet në spital. Shpëtimi i jetëve të pacientëve tani është një detyrë që nuk mund ta shmangim”, shtoi ai.

Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se planifikonin të shtronin në spital 1000 fëmijë nga Gaza.

Turqia deri më tani ka dërguar më shumë se 200 tonë ndihma humanitare dhe një ekip mjekësh dhe infermierësh në Egjipt, duke thënë se është gati të ngrejë një spital fushor pranë pikës kufitare Rafah.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit