-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni bie “pre” e kurthit të rusëve: Të lodhur nga lufta në Ukrainë

Kryesoret

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ra pre e një telefonate të rreme para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Meloni u telefonua nga komedianët rusë Vovan (Vladimir Kuznetsov) dhe Lexus (Alexey Stolyarov), njëri prej të cilëve u paraqit si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Sipas asaj që raportojnë mediat, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator në kuadrin e përpjekjeve intensive të kryeministres Meloni për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë me të cilët ajo pati takime të rëndësishme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së midis 19 dhe 21 shtatorit.”

Duke u paraqitur si politikanë të rangut të lartë nga një vend afrikan, dy komedianët rusë u ankuan se Afrika nuk mund të kërkojë ndihmë nga organizatat evropiane, sepse “të gjitha paratë e BE-së shkojnë në Ukrainë “.

Meloni u pajtua dhe komentoi: “Problemi është gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët, pa shkelur të drejtën ndërkombëtare. Unë kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë, por jam duke pritur kohën e duhur për t’i paraqitur këto ide.”

Sa i përket kundërofensivës ukrainase, Meloni pranon se “ndoshta nuk po shkon siç pritej” dhe se po shkakton kriza të ndryshme, “duke përfshirë emigracionin, inflacionin dhe një rritje të çmimeve të energjisë”.

“Kjo nuk e ndryshoi fatin e konfliktit,” tha ajo. “Të gjithë e kuptojnë se konflikti mund të vazhdojë për shumë vite nëse ne nuk përpiqemi të gjejmë një rrugëdalje. Problemi është se cila zgjidhje është e pranueshme për të dy pa hapur konflikte të reja. Ti e di se çfarë mendoj unë për Libinë … Mund të diskutonim për orë të tëra, miku im, çfarë ndodhi. Ndoshta dikush e kupton se situata atje nuk është më e mirë tani”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit