Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal është arrestuar në Tiranë.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Mësohet se 30-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.