Vala e motit të keq që po sjell stuhia Ciaran, vazhdon në pjesën më të madhe të Italisë.
Situata është veçanërisht kritike në Toskanë , ku pesë persona kanë vdekur ndërsa një person i zhdukur është ende në kërkim.
Person i zhdukur ndodhej në Veneto dhe është një zjarrfikës i cili, jashtë detyrës, po ndihmonte të atin të rregullonte thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi dhe ra në ujë midis Puos d’Alpago dhe Bastia.
Këshilli i Ministrave miratoi gjendjen e jashtëzakonshme në Toskana ndërsa presidenti Giani sqaron se së shpejti do të shpallet gjendja e fatkeqësisë kombëtare.
Në një deklaratë Kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella shprehet se dhjetëra familje janë zhvendosur, veçanërisht në Campi Bisenzio ndërsa Kryebashkiaku i Pratos tregon se është një ndër zonat më të prekura momentalisht dhe u kërkon qytetarëve të mos dalin nga shtëpi.