Ditën e sotme vendi ynë është goditur nga stuhia “Ciaran”, stuhi e cila ka sjellë reshje te dendura dhe erë në pjesën më të madhe të territorit.
Në këtë situatë nuk kanë munguar as fatkeqësitë, ku brenda ditës numërohen dy aksidente me dy viktima dhe dy incidente me dy të lënduar.
Aksidenti i parë u regjistrua në rrugën e Kombit ku drejtuesi me inicialet E. M., humbi kontrollin mbi makinën, e cila u përplas me bordurat në rrugë. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi vdiq në vend, pasagjeri u plagos.
FOTO nga vendi i ngjarjes/ Makina u bë “copë-copë”, shoferi vdiq në vend
Ndërsa aksidenti i dytë u regjistrua në aksin rrugor Fier-Seman ku përsëri drejtuesi i automjetit, 29-vjeçari Elidon Kulla, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
FOTO/ Viktima e dytë! Makina rrokulliset në kanal mes ferrave! Shoferi vdes në vend
Veç këtyre, një efektiv policie është lënduar mesditën e sotme në Tiranënë zonën e “Pallatit me Shigjeta” kur stuhia shkëputi një objekt që e goditi në kokë.
Dhe në mbrëmje një ngjarje e ngjashme u shënua në Korçë, ku suvaja e shkëputur nga fasada e një pallati ra mbi tendën e një lokali dhe ka lënduar lehtë më pas një 35-vjeçar i cili është shoqëruar për në spital.
Suvaja shkëputet nga pallati dhe bie mbi lokal, lëndohet 35-vjeçari