-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leku po u “merr shpirtin”! Dollari poshtë vijës së kuqe, Euro “merr frymë”

Kryesoret

Leku vazhdon që të jetë i fortë. Dollari është poshtë vijës së kuqe, blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Euro blihet me 104.8 lekë dhe shitet 105.5 lekë me një rritje të vogël krahasuar me dje.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.2 lekë, ndërsa në shitje me 109.2 lekë. Paundi britanik blihet me 119.5 lekë dhe shitet me 120.8 lekë.

Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit.

Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg. Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut këtë vit ka qenë e shtrënguar, për shkak të normave më të larta të interesit dhe sidomos për shkak të politikës fiskale shtrënguese dhe deficitit të lartë buxhetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit