Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rreth orës 14:45 të ditës së sotme ka shkuar në selinë blu për t’u takuar me Sali Berishën.
Prej disa javësh nuk ka pasur takim mes dy aleatëve opozitarë. Pak ditë më parë ish-presidenti tha se mungesa për disa javë lidhej me problemet shëndetësore që kishte pasur.
Në qendër të bisedës së sotme ka qenë aktualiteti politik dhe strategjia që do të ndiqet kundër qeverisë Rama, teksa Sali Berisha ka paralajmëruar protestat.