Një person është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ai është Eduart Merka 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë. Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të tij në krevat duke fjetur gjumë.
Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.