Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Policia e Shtetit njofton se ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.
Gjithashtu policia apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.
Sipas njoftimit të policisë këto janë zonat me risk më të lartë:
• Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;
• Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;
•Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
•Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;
• Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.
Po ashtu apelohet për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.