Si pasojë e stuhisë “Ciaran” që ka pushtuar vendin nga dita e sotme, 13 fshatra të njësisë administrative Gorë në Bashkinë e Maliqit pa energji elektrike.
Fshatrat e njësisë administrative Gorë sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.
Stuhia në vend, aksi Theth-Ndërlysaj i bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve
Në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndërsa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.
Mësohet se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.