-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmtohet rruga e Arbrit, devijohet ardhja nga Klosi për në Tiranë

Kryesoret

Situata e krijuar nga stuhia “Ciaran”, me reshje të dendura ka bërë që në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, një pjesë e rrugës të pësojë dëmtime.

Policia bëri me dije se për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë për nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

“Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

Stuhia lë në errësirë fshatrat në Juglindje

Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112,” njoftoi policia.

Stuhia, ARRSH njofton: Kujdes në këto akse…

Stuhia “pushton” vendi, Rama: Strukturat shtetërore në terren, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Stuhia “Ciaran”, situatë e vështirë në rrugët e Dibrës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit