Vendi ynë është përfshirë nga stuhia “Ciaran”, stuhi e cila është shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa atmosferike.
Reshje me intensitet të lartë shoqëruar me stuhi kanë përshkuar vendin duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës dhe Rrogozhinë-Plepa, por pa bllokuar trafikun.
FOTO/ Stuhia “pushtoi” vendin, Tirana përmbytet në pak minuta
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se grupet e punës në bashkëpunim me Policinë Rrugore janë në terren për përmirësimin e situatës dhe vijimin e qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të evitojnë daljet, pasi pritet që reshjet të vazhdojnë.
Paralajmërimi i fortë për stuhinë/ Çfarë ndodh sonte dhe nesër?