Mjaftuan disa minuta shi dhe lumi i Lanës në Tiranë doli nga shtrati duke vërshuar në rrugë. Situata më problematike paraqitet te zona e “Pallatit me Shigjeta”. Stuhia ishte e fortë e shoqëruar me shtrëngata dhe erë.
Dalja e lumit dhe përmbytja e rrugëve shkaktoi probleme në qarkullim duke bllokuar makinat në trafik. Uji është futur edhe në katet e para të bizneseve. Në këtë zonë një efektiv policie u godit në kokë nga një objekt.
Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa minuta nga thyerja e pemëve. Në Durrës u bllokua lëvizja në qytet si pasojë e përmbytjeve. Në Vlorë është pezulluar lundrimi. Probleme ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit.
Stuhia “Ciaran” vjen në Shqipëri! Fryhet Lana, përmbyten rrugët, makinat në kaos
Stuhia pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë pasdites dhe ditës së shtunë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.
Stuhia erdhi! Thyhen pemët, bllokohet autostrada në Tiranë, në Durrës “notojnë” makinat