Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, të premten është futur një banor i ri dhe ai është këngëtari i njohur Domenik, afrikano-zivceriani i cili këndon në gjuhën shqipe.
“Përshëndetje, unë jam Domenik. Jetoj në Zvicër, në Cyrih edhe unë kam ardhur këtu për të fituar,” u shpreh këngëtari.
“Unë jam shumë simpatik, bëj shumë shaka dhe jam beqar po,” vijoi më tej Domenik në klipin e tij prezantues.
E teksa është prezantuar me banorët në darkën e shtruar pas mbarimit të spektaklit, ai u ka treguar atyre se si ka arritur që të mësojë gjuhën shqipe.
Domenik u shpreh se e kupton gjuhën shqipe fare mirë dhe e flet prej miqve të shumtë shqiptarë që ka në Cyrih, qyteti edhe ku jeton.