-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-të për Vulinin: Nuk ndërhyjmë në vendimet e autoriteteve serbe

Kryesoret

Ambasada amerikane në Serbi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve në Serbi, teksa e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

“Pozicioni ynë për Vulinin është i ditur. Ai është nën sanksione amerikane,” ka thënë një zëdhënës i ambasadës në kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar dorëheqjen e Vulinit.

Ambasada ka thënë se SHBA-ja synon ta thellojë partneritetin me Serbinë, me qëllim të integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Vullin ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të agjencisë së inteligjencës së Serbisë, më 3 nëntor.

“Po e dorëzoj dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e drejtorit të BIA-s,” ka thënë Vullin më 3 nëntor, i cili është në listën e sanksioneve amerikane prej korrikut të këtij viti, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe për përfshirje në trafikim të drogës, si dhe për lidhjet me Rusinë.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s,” ka thënë Vulin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka ekzistuar presion prej kur Vulin është emëruar në atë pozitë.

“Ai e di shumë mirë si lëviz dhe çfarë pasoja mund të ketë. Nuk mund të komentoj për të gjitha gjërat për arsyen e thjeshtë se jam i obliguar që të mos flas për këto gjëra,” ka thënë Vuçiç për Televizionin Pink më 3 nëntor, duke shtuar se e kupton reagimin e Vullinit./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit