-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po të jap lamtumirën më të trishtë”, Alketa Vejsiu humb babain

Kryesoret

Sot është një ditë e trishtë për moderatoren Alketa Vejsiu. Babai i saj është ndarë nga jeta këtë fundjavë.

Personi më i dashur për moderatoren do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.

Alketa Vejsiu javët e fundit është angazhuar me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për spektaklin e “X Factor” i cili pritet të rikthehet shumë shpejt në ekranin e Tv Klan.

Moderatorja ka bërë dhe një postim dedikuar kësaj humbjeje të madhe në jetën e saj me fjalë që prekin zemrat e çdokujt.

“Ndarja me ty nga kjo jetë, është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad.
Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja; por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri me mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonate, do të vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri tjetri; edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja me shumë të dolën… Ndarja për ne ishte e papërballueshme; na qante shpirti.

Siç ma le porosi të fundit; me muzikë po të jap lamtumirën më të trashtë o Zemër Bardhë! S’do jem kurrë më i njëjti njeri se me ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tende, më ka ikur një pjesë e zemrës që se zëvendëson asgjë dhe askush…

…Shëndet dhe Jete per Prindërit tuaj. Sa i keni gjalle; Bëjini te Lumtur! Une bëra gjithçka, gjithë jetën për këtë! Tani s’më mbetet gjë tjetër përveçse ta mendoj veten si Vazhdim të Babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit