-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kundër armëpushimit të plotë në Gazë, mbështet pauzat humanitare

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po vazhdon vizitën në Lindjen e Mesme, duke u takuar sot në Jordani me ministrat e jashtëm të vendeve arabe që po shtojnë presionin për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Blinken tha se SHBA nuk mbështet një armëpushim të plotë pasi kjo do ndihmonte vetëm Hamasin. Megjithatë ai pranoi se status-quoja në Gazë nuk mund të vazhdoi dhe tha se civilët duhet të mbrohen.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi megjithëse e akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës, kundërshtoi idenë se ajo që po ndodhë në Lindjen e Mesme është një luftë fetare.

Sekretari amerikan i Shtetit kundërshtoi kërkesën e vendeve arabe për një armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Hamasit duke përsëritur qëndrimin se kjo do të ndihmonte vetëm grupin militant palestinez që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.

Blinken u përball me presionin e homologëve t tij arabë me të cilët u takua në Jordani ndërsa vazhdon vizitën e tij të dytë në Lindjen e Mesme që kur Hamasi kreu sulmin e pashembullt më 7 tetor duke vrarë mbi 1400 izraelitë.

“Ne kemi diskutuar për nevojën e qartë për të mbrojtur civilët palestinezë. SHBA beson se këto përpjekje mund të lehtësohen përmes pauzave humanitare, por jo armëpushimit. Ne besojmë se pauzat mund të jenë një mekanizëm me rëndësi për të mbrojtur civilët dhe për të sjellë ndihma, për të larguar të huajt nga Gaza ndërsa Izraeli vazhdon të ketë mundësinë që të mposhtë Hamasin.

SHBA përkrah të drejtën e Izraelit që të mbrohet nga Hamasi, organizata terroriste që e sulmoi atë bratalisht,” tha Blinken./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit