Arrestohen nga forcat “Shqiponja” tetë persona në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli” me akuzën se shisnin lëndëve narkotike dhe në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë.
Sekuestrohen rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, dhe shuma të ndryshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndëve narkotike.
Si rezultat u kapën dhe arrestuan në flagrancë: Kol Braçi, Orgito Idrizi, Helson Gjabri, Arjan Domi, Endrit Kotorri, Elvi Zani dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Policia ka publikuar pamje nga aksioni teksa nxjerr nga makina dhe kontrollon njërin nga të arrestuarit që i gjen drogë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.