Dy të rinj janë aksidentuar ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 kur çifti i të rinjve po ecte në trotuar pranë Kryeministrisë.
Një makinë si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke u futur në trotuar duke i përplasur.
Kalimtarët e rastit u kanë dhënë ndihmën e parë dy të rinjve që tani ndodhen në spital.
Në foto duken të rinjtë, një i shtrirë dhe ambulanca me qytetarët që u japin ndihmën e parë.