Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes ku një automjet tip “Furoristradë ML”, ka dalë nga rruga dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me bordurën e më pas i është drejtuar rotondos sipër.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësi me të cilën po qarkullonte i riu, i cili është shoqëruar në polici për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.