Hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar në Itali, Klaudio Myrtaj vijojnë, e ndërsa kërkohet të zbulohet autori, janë zbardhur dhe pistat e para.
Myrtaj ishte banues në zonën e Caraglio, i mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë, ai ishte punëtor në kantieret e rrugëve, ndërsa bashkëpunonte herë pas here edhe me një zejtar vendas.
EMRI/ U gjet në një punishte artizanati, vritet shqiptari në Itali
Efektivët po kryejnë hetimet pasi Myrtaj u gjet i shtrirë në tokë në një punishte zdrukthari në rrugën ‘Umberto I’, pranë bashkisë së qytetit në luginën Vermenagna.
Sipas hetimeve fillestare, tridhjetë e katër vjeçari është goditur me armë zjarri në kokë.
Drejtuesi i laboratorit deklaroi se pasditen e djeshme ka shkuar për të marrë benzinë me traktorin e tij dhe kur është kthyer në oborr, ka qenë një klient që ka gjetur shqiptarin në agoni dhe ka ngritur alarmin.
Plumb direkt në kokë! Ky është djali që u gjet i shtrirë në tokë (FOTO)
Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit, si dhe drejtuesja e punishtes.
Dje askush nuk i ka dëgjuar të shtënat dhe për këtë arsye hipoteza është se vrasësi ka përdorur silenciator. Dyshimet janë edhe për një vrasje me paramendim.
Shqiptari u vra në punishte, autori e qëlloi me pistoletë me silenciator, detaje