Një seri rastësish e kanë sjellë artisten Taylor Swift në botë për momentin në qendër të një debati rreth Satanizmit dhe simboleve pagane. Teoricienët e konspiracionit të mediave sociale po analizojnë gjithçka që ka të bëjë me pamjen e saj, efektet anësore të koncerteve të saj në publik dhe rritjen gjithnjë e më të madhe të Swift-it, si artistikisht ashtu edhe financiarisht.
Nga ngjashmëria e saj me ar-satanisten LaVey te ceremonitë e shtrigave në turneun e saj, versionet se kush është në të vërtetë 34-vjeçarja variojnë nga përfshirja e saj me Satanizmin deri te vrasja dhe klonimi i saj.
Ngjashmëria me ish-arksatanisten Zeena LaVey
Arsyeja e parë ishte ngjashmëria e madhe e saj me Zeena LaVey, një nga përfaqësueset e Kishës së Satanit dhe vajzën e themeluesit të saj. Teoria se Swift është vazhdimi i familjes LaVey ka ekzistuar prej disa vitesh, por është harruar. Megjithatë, ato që ndodhën në turneun e saj riktheu në vëmendje teorinë e famshme.
Amnezia e spektatorëve
Në fillim të verës dhe ndërkohë që biletat “e arta” për koncertet e Swift ishin shitur, disa nga fansat e saj që e panë personalisht, u ankuan se kishin përjetuar një lloj amnezie gjatë një koreografie të caktuar të yllit. Kjo valle e veçantë u kujtoi shumë njerëzve një ceremoni pagane të shekujve të kaluar.
Pas këtij episodi ka ndodhur diçka e çuditshme, një tërmet me magnitudë 2.3 ballë, ndoshta nga lëkundjet e spektatorëve. Megjithatë, më e çuditshmja nga të gjitha ishte amnezia masive që pasoi. Shumë prej atyre që ishin në koncert pohuan se e kishin harruar plotësisht një pjesë të performancës live.
You have to admit Taylor Swift shares an uncanny resemblance to Zeena LaVey, who was the daughter of Anton Lavey, the founder of the Church of Satan pic.twitter.com/1CrJmI1WCr
— Vision4theBlind (@Vision4theBlind) July 20, 2023
introducing the witch, the satanist, the pagan taylor swift
#willow #TheErasTour pic.twitter.com/13PJSIjMny
— Leone Swift (@LeoneSwiftie) April 6, 2023
Taylor Swift fans claim ‘post-concert amnesia’ due to bizarre phenomenon https://t.co/CVn6bZBjaG pic.twitter.com/3ZxiQo6JJz
— New York Post (@nypost) May 30, 2023
Disney-sheep will defend this. pic.twitter.com/fonxfk6z2E
— mastercruzer (@master_cruzer) July 18, 2023