-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kur do të përfundojë?”, ukrainasit “shohin fatin” për fundin e luftës

Kryesoret

I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Roman Zavydovskyi u thotë klientëve të tij: “Dua t’iu siguroj, fundi i luftës në shkallë të plotë do të jetë më 2024”.

Përderisa Kievi dhe analistët e pavarur ushtarakë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur lufta, tashmë në muajin e 20-të, do të përfundojë, disa ukrainas po iu drejtohen fuqive parashikuese të astrologëve, lexuesve të letrave tarot, shtrigave dhe magjistarëve.

“Shumica e njerëzve pyesin ‘kur do të përfundojë lufta’. Pyetja e dytë më e shpeshtë është ‘kur do të vdesë [presidenti rus, Vladimir] Putin,” tha Zavydovskyi për AFP-në.

Parashikimet ushtarake të fallxhorëve më të njohur të Ukrainës kanë qindra mijëra shikime në YouTube dhe TikTok dhe për këto parashikime raportohet edhe në media.

“Fitorja është veçse rrugës, por ne duhet ta kuptojmë se kjo nuk mund të ndodhë brenda ditës,” u tha ndjekësve të tij përmes një videoje magjistari Sergiy Kobzar.

Në dhomën e hotelit në Kiev, ku ai takon klientët e tij, gjendet një kafkë e dhisë, qirinj të kuq dhe kocka të një dhelpre.

Ukraina, një shtet kryesisht me krishterë ortodoksë, ku feja u shtyp gjatë Bashkimit Sovjetik, kohëve të fundit ka përjetuar një përhapje të besimeve të ndryshme, përfshirë okultizmin.

Lufta nxit interesim për besime të tilla, tha psikologia dhe politologjia, Lidiya Smola.

“Njerëzit nuk e dinë nëse rusët do të lëshojnë sërish nesër [dronë] Shahed, nëse do të ketë granatime…Askush nuk mund të japë përgjigje se kur mund të përfundojë lufta,” tha ajo për AFP-në.

“Në këtë paqartësi, që për njerëzit është shumë e padurueshme, i shtyn banorët që të kërkojnë mbështetje. Dhe për disa njerëz horoskopi dhe parashikimet janë shndërruar në këtë mbështetje”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit