-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dikur shoqe të ngushta, Soni Malaj injoron Elvana Gjatën

Kryesoret

Soni Malaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Mos i bjer me top”, ku në këtë intervistë asaj i janë shfaqur disa foto të disa personazheve të njohur për të cilët duhet të jepte nga një koment.

Ndër fotot që iu shfaqën ishte edhe ajo e Elvana Gjatës të cilën e ka “injoruar”.

“Është këngëtare,”-ka thënë Soni duke e lënë me kaq.

E ngacmuar nga moderatori Ronaldo Sharka nëse është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj ka thënë se ajo ka kritika për veten jo më për të tjerët.

Kujtojmë që Soni dhe Elvana dikur kanë qenë shoqe të pandashme, por gjërat ndryshuan. Ato nuk flasin prej kohësh së bashku.

Ai që i bëri shoqe, duket se ishte prapë ai që i ndau. Bëhet fjalë për kantautorin Flori Mumajesin. Në kohën kur Soni ishte në lidhje me Florin, Elvana u bë shoqe e pandashme me Sonin.

Sipas fjalëve që qarkullonin, thuhej se kur Flori u nda me Sonin, ai kishte lidhje me Elvanën, gjë e cila edhe sot e kësaj dite është mohuar nga të dy këngëtarët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit