-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKEP gjobit kompaninë “ONE” me 100 milionë Lekë (Lista e shkeljeve ndaj qytetarëve)

Kryesoret

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka gjobitur me 10 milionë lekë kompaninë telefonike ‘One Albania’. Gjoba është vendosur për shkak se nuk ka respektuar detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e qytetarëve përpara zgjidhjen e kontratës.

VENDIMI I PLOTE

V Ë R E N: FAKTET

  1. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., me Nipt: J61814094W është njëri nga dy sipërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe shërbime të telefonisë së lëvizshme në Republikën e Shqipërisë dhe është rezultat i bashkimit me përthithje të shoqërisë Albtelekom Albania sh.a., nga shoqëria ONE Communications sh.a.1
  2. Sipërmarrësi ONE Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6.3.2023 deri në datën 4.5.2023. Në fund të kësaj procedure inspektimi, Grupi i Inspektimit ka dalë me vendimin përfundimtar të inspektimit nr. 4, datë 25.5.2023, i cili në pjesën urdhëruese parashikonte sa vijon:
  3. “Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës së koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.
  4. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni e këtij Vendimi përfundimtar inspektimi.
  5. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 30 (tridhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.
  6. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzojë në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur, me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.
  1. Për verifikimin dhe korrigjimin e problematikave, pas afatit 30 (tridhjetë) ditorë mund të kryhet një inspektim i ri.
  2. Inspektimi i ndjekjes së korrigjimit të rekomandimeve të lëna nga inspektimi i

programuar siguron se, sipërmarrësi i inspektimit ka përfunduar punën për të cilën kanë

qenë informuar nga vendimi përfundimtar i inspektimit të programuar.”

  1. Në vijim të një serie problematikash të konstatuara nga AKEP, përmes burimeve të ndryshme,

një numri të konsiderueshëm ankesash, dhe ndërprerjes së plotë të shërbimit më datë 24 gusht 2023, një procedurë e re inspektimi u ndërmor pranë sipërmarrësit “One Albania” sh.a., bazuar  mbi autorizimin e inspektimit nr. 2005, datë 29.8.2023, me objekt si më poshtë:

  1. “Plotësimi i rekomandimeve nga inspektimi i mëparshëm, lënë në Vendimin

Përfundimtar të Inspektimit me nr.04, datë 25.5.2023;

  1. Trajtimi i problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm në tregun e komunikimeve elektronike që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe

cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.”

  1. Në përfundim të veprimtarisë inspektuese, grupi i inspektimit i AKEP ka hartuar

Procesverbalin e me nr. 58, datë 26.9.2023.

  1. Rrjedhimisht, Grupi i Inspektimit ka konkluduar për një dënim kryesor, referuar germës a),

pikës 1, të nenit 135 të ligjit 9918/2008, duke i propozuar Këshillit Drejtues të AKEP që:

  1. “sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dënohet sipas pikës 18, paragrafi III, të nenit 137

të ligjit 9918/2008 me masën administrative “Gjobë” në vlerën 10 000 000 (dhjetë

milionë) lekë.”

  1. Gjithashtu, Grupi i Inspektimit ka vendosur dënimet administrative plotësuese të mëposhtme

 

  1. “Sipërmarrësi i komokunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë

detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e

pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.

  1. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet

ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të

përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe

kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit

fundorë. Ky informacion të publikohet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht

të aksesueshme.

  1. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet

ligjore lidhur me njoftimet e pajtimtarit dhe AKEP për kufizimin ose ndalimin e aksesit në

shërbimet e tyre, sipas pikës 2, të nenit 108, të ligjit 9918/2008.

  1. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë

zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të

afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.

  1. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet

teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin

e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga

vendimi përfundimtar i inspektimit.

  1. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 60

(gjashtëdhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP

për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.

  1. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzoje në AKEP raportime periodike javore,

duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për

korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.”

  1. Përmes shkresës së datës 4.10.2023, nr. 3973/3 prot., protokolluar në AKEP nr. prot. 2005/1,

datë 4.10.2023, sipërmarrësi ONE Albania ka paraqitur observacionet e veta në lidhje me

procesverbalin e inspektimit nr. 58, datë 26.9.2023.

  1. Pas njohjes me observacionet me shkrim të sipërmarrësit ONE Albania, Grupi i Inspektimit,

bazuar në nenin 135 të ligjit 9918/2008, i ka paraqitur Këshillit Drejtues më datë 12.10.2023

propozimin e projektvendimit mbi “Shqyrtimin e masës së gjobës të propozuar nga grupi i

inspektimit, ngritur me Autorizimin e Inspektimit nr. 2005 prot., datë 29.8.2023, ndaj

subjektit të inspektuar “One Albania” sh.a.,”:

  1. Gjetjet e Grupit të Inspektimit, mbi të cilat janë mbështetur dënimet e mësipërme, janë të parashtruara në mënyrë shteruese në procesverbalin e inspektimit nr. 58, datë 26.9.2023. Faktet relevante për të vlerësuar posaçërisht propozimin e dënimit me gjobë të sipërmarrësit ONE Albania sh.a., dhe objekt shqyrtimi nga ana e Këshillit Drejtues, shpjegohen si më poshtë. 10. Në rastin e shqyrtimit të disa prej ankesave, veçanërisht atyre të trajtuara në procesverbalin e inspektimit, sipërmarrësi ONE Albania i ka vendosur në dispozicion Grupit të Inspektimit një komunikim të brendshëm të departamenteve të kompanisë One Albania për dërgimin e një SMS tek 40 000 (dyzet mijë) përdorues me tekst:

“One ju rikujton datën për pagesën e faturës suaj pranë dyqaneve të One, për të shmangur bllokimin e shërbimeve tuaja. Nëse ju tashmë e keni paguar detyrimin tuaj të radhës, mos e konsideroni këtë sms. Faleminderit.”

  1. Duke çmuar paraprakisht se njoftimi i mësipërm nuk përmbush standardet e nenit 109 të ligjit 9918/2008, G.I. ka kryer veprime të mëtejshme hetimore dhe i ka kërkuar sipërmarrësit One Albania sh.a., që të provohej nga ana e tij lajmërimi i disa pajtimtarëve specifikë për ndërprerjen e shërbimit sipas Nenit 109, të ligjit 9918/2008.
  2. Gjatë verifikimit faktik, nga loget e prezantuara nga përfaqësuesi i sipërmarrësit One Albania sh.a., G.I. konstatoi se këto loge, kanë informacione për datën, orën, llojin e sms së dërguar (në grup apo i dedikuar), marrësin e “SMS”, informacion nëse “SMS” është dërguar me sukses apo jo etj., por në asnjë rast të përmbajtjes së “SMS” që sipërmarrësi One Albania sh.a., ka dërguar tek pajtimtarët e caktuar. Sipërmarrësi pohoi se nuk i ruan SMS-të që i dërgohen pajtimtarëve.
  3. Gjatë këtij procesi nuk është arritur të bëhet dallim nëse “SMS” që është dërguar te

pajtimtarët ka qenë specifike për paralajmërim për ndërprerjen e shërbimit apo me ndonjë  përmbajtje tjetër e dërguar nga ana e sipërmarrësit. Gjithashtu, nga loget e verifikimit të bërë pranë ambienteve të sipërmarrësit One Albania sh.a., por edhe nga provat e paraqitura me vonë nga sipërmarrësi, rezulton që “SMS” e dërguara janë Broadcast, pra që dërgohen në masë për pajtimtarët, dhe jo për secilin pajtimtar.

PROCEDURA PËRPARA KËSHILLIT DREJTUES

  1. Në mbledhjen e datës 12.10.2023, Këshilli Drejtues i AKEP-it është njohur me

Projektvendimin “Për shqyrtimin e propozimit të grupit të inspektimit, ngritur me autorizimin e inspektimit nr. 2005, datë 29.08.2023, për penalizimin me masë administrative “gjobë” të propozuar ndaj sipërmarrësit të inspektuar “One Albania” Sha.”.

  1. Grupi i Inspektimit relatoi gjetjet faktike, shkeljet ligjore dhe dënimet administrative kryesore dhe plotësuese të vendosura. Grupi i Inspektimit i paraqiti Këshillit Drejtues dokumentet e mëposhtme:
  1. Relacionin shpjegues për shqyrtimin e masës së gjobës së propozuar nga grup inspektimit të ngritur me Autorizimin e Inspektimit nr. 2005, datë 29.8.2023;
  1. Projektaktin e formatuar dhe arsyetuar;
  2. Autorizimin e Inspektimit nr. 2005, datë 29.8.2023
  3. Procesverbalin e Inspektimit nr.58, datë 26.9.2023;
  4. Dosje e plotë e Inspektimit.
  5. Gjithashtu, Grupi i Inspektimit iu përgjigj pyetjeve dhe kërkesave për sqarime të parashtruara nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
  6. Këshill Drejtues i AKEP, sipas përcaktimit të nenit 87, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i

Procedurave Administrative” si dhe pikës 4, të nenit 135, të ligjit nr. 9918/2008, vendosi të njoftojë sipërmarrësin One Albania sh.a., për t’u paraqitur në seancë dëgjimore më datë 18.10.2023, për të parashtruar argumentet e veta përpara Këshillit Drejtues të AKEP.

  1. Në mbledhje e datës 18.10.2023, ora 10:00, u paraqit përfaqësuesi i sipërmarrësit ONE Albania sh.a., i pajisur me autorizimin e përfaqësimit nr. 4453 prot., datë 29.8.2023 lëshuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Brano Durovic.
  2. Përfaqësuesi i ONE Albania sh.a., përveçse parashtroi me gojë qëndrimin e sipërmarrësit në lidhje me gjetjet e procesverbalit të Grupit të Inspektimit, paraqiti një kopje me shkrim të parashtrimeve (nr. 4453/1 prot., datë 18.10.2023), disa dokumente provuese, si edhe autorizimin e përfaqësimit, të administruara rregullisht nga sekretarja e Këshillit Drejtues të AKEP-it. Pas përfundimit të parashtrimit me gojë, përfaqësuesi i subjektit iu nënshtrua pyetjeve të ngritura nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
  3. Këshilli Drejtues u mblodh për shqyrtimin e propozimit për gjobë më datë 24.10.2023.

SHQYRTIMI I PROPOZIMIT PËR GJOBË

Këshilli Drejtues, pasi shqyrton rregullshmërinë procedurale të inspektimit, vlerëson nëse përmbushen kushtet për penalizimin me gjobë të sipërmarrësit. Rregullshmëria procedurale e inspektimit: pretendimet për tejkalim të objektit të autorizimit

  1. Sipërmarrësi parashtron se “tematikat e ankesave nuk janë procedurat e pezullimit të shërbimeve për mosshlyerje të pagesave nga ana e pajtimtarëve”. Prandaj, sipas tij, respektimi nga sipërmarrësi i detyrimeve në lidhje me kufizimin ose ndërprerjen e shërbimeve nuk është objekt i autorizimit të inspektimit. Këshilli Drejtues vëren se pika e dytë e objektit të autorizimit përfshin trajtimin e “problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm në tregun e komunikimeve elektronike që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.”
  1. Këshilli Drejtues çmon se tarifimi dhe kufizimi/ndërprerja e shërbimit për mospagesë të tarifës së faturuar janë dy çështje ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Për shembull, një pajtimtari i është kufizuar shërbimi i thirrjeve dalëse për mospagesë fature/ash, pa u njoftuar sipas nenit 109, ndërkohë vijon të faturohet sipas kushteve të kontratës. Në çdo rast, njoftimi paraprak i pajtimtarit për kufizim ose ndërprerje të shërbimit është pjesë e konceptit më të gjerë të cilësisë së shërbimit.
  2. Për këto arsye, Këshill Drejtues i gjen të pambështetura pretendimet e sipërmarrësit për tejkalim të objektit të autorizimit të inspektimit. Shqyrtimi në themel i propozimit për penalizim me gjobë
  3. Gjatë shqyrtimit në themel të propozimit për gjobë, Këshilli Drejtues, pikësëpari, vlerëson nëse gjetjet e Grupit të Inspektimit përbëjnë një shkelje të detyrimeve ligjore nga ana e sipërmarrësit. Në vijim, Këshilli Drejtues analizon natyrën dhe shtrirjen e kësaj shkeljeje. Së fundi, Këshilli Drejtues kryen një vlerësim mbi dënimin administrativ adekuat dhe proporcional të shkeljes së konstatuar. Pretendimet dhe argumentet relevante të sipërmarrësit janë grupuar dhe adresohen në seksionet përkatëse të mëposhtme.
  • Mbi karakterizimin e shkeljes
  1. Neni 109 i ligjit 9918/2008, përcakton se “Sipërmarrësit që ofrojnë akses në rrjetet e komunikimeve elektronike publike mund ta kufizojnë

aksesin në shërbimet e tyre dhe/ose mund ta ndërpresin lidhjen e pajtimtarit, apo mund të ndërpresin kontratën me pajtimtarin vetëm në rast se pajtimtari nuk përmbush kushtet e kontratës, apo nuk kryen pagesat, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

Sipërmarrësit duhet të përcaktojnë qartë dhe me detaje në kushtet e kontratës rastet kur bëhet kufizimi, ndërprerja e shërbimit apo ndërprerja e kontratës. Sipërmarrësi është i detyruar t’i dërgojë faturën pajtimtarit me paspagim. Nëse pajtimtari nuk përmbush detyrimet kontraktore brenda afatit kohor të përcaktuar në faturë, sipërmarrësi është i detyruar t’i dërgojë pajtimtarit një njoftim me shkrim ose në një formë tjetër që është parashikuar dhe pranuar në kontratë nga pajtimtari, duke vendosur afatin kohor prej jo më pak se 15 ditëve për të përmbushur detyrimet kontraktore.

Ky njoftim me shkrim duhet ta informojë pajtimtarin për kushtet përkatëse kontraktore, në veçanti për kufizimin, ndërprerjen e shërbimit apo ndërprerjen e kontratës dhe procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Sipërmarrësit nuk duhet të veprojnë në përputhje me pikën 1 të këtij neni para afatit kohor të përcaktuar në njoftimin me shkrim.”

  1. Kjo dispozitë është implementuar në nenin 13 të termave dhe kushteve të përgjithshme të kontratës në fuqi, që ONE Albania praktikon me pajtimtarët e vet të telefonisë së lëvizshme:

2 “13.1 Nëse Pajtimtari me paspagim dhe hibrid nuk përmbush kushtet e përgjithshme të

kontratës, ONE Albania ka të drejtë dhe është e detyruar t’i dërgojë një njoftim, me shkrim, brenda një intervali kohor 15 (pesëmbëdhjetë) ditor, duke i njoftuar kohën e arsyeshme brenda së cilës ai duhet të përmbushë detyrimet si dhe duke e paralajmëruar për masat kufizuese që mund të ndërmarrë ONE Albania në rast mosndalimi të shkeljeve kontraktore. Pajtimtari detyrohet të paguajë të gjitha detyrimet e tij për kohën e ndërprerjes së shërbimeve në rrjet.

  1. Në rast se Pajtimtari me paspagim dhe hibrid nuk kryen pagesën e faturës sipas afatit të saj, ONE Albania ka të drejtë të ndërmarrë sanksione dhe masa kufizuese të ofrimit të

shërbimit për Pajtimtarin deri në përfundimin e kontratës, siç paraqitet në vijim:

  1. One Albania aplikon për çdo ditë vonesë një penalitet në masën 0.5% të faturës mujore

të papaguar, deri në pagimin e detyrimit.

  1. One Albania e njofton Pajtimtarin me shkrim ose me SMS/ telefonatë, duke i dhënë kohë

15 ditë për përmbushjen e detyrimit të pagesës dhe/apo detyrimeve të tjera kontraktore,

si edhe e informon pajtimtarin për kufizimin e ofrimit të shërbimit të telefonisë fikse

(shërbim i njëanshëm, vetëm hyrës). Pajtimtari ka të drejtë të përdorë Shërbimet e

Emergjencës.

  1. ONE Albania, brenda 15 ditësh nga njoftimi i përmendur më lart, do të ekzekutojë

kufizimin e shërbimit të telefonisë, duke ndërprerë ofrimin e shërbimit të thirrjeve dalëse

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit