-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët u futën nga dritarja, Berisha del me dy gishtat lart

Kryesoret

Sali Berisha arriti që të futej nga dera e Kryesisë së Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u mbylli derën e Kryesisë së Kuvendit deputetëve të PD-së që janë përjashtuar nga jeta parlamentare për 10 ditë. Sali Berisha nuk ishte në këtë listë.

Disa prej atyre që nuk u lejuan që të futen u ngjitën të ndihmuar nga kolegët e tyre duke u futur përmes dritareve të Kryesisë. Më pas doli në dritare Sali Berisha për të mbajtur fjalim.

“Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet.

Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore.

Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD.

Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike.

Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.

As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë.

Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës.

Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur.

Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë.

Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje.

Histori më të turpshme nuk ka.

Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi.

Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar.

Kështu po sillesh me parlamentin.

Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty.

Turp, 1 mijë herë turp” tha Berisha.

FOTO/ PS u mbylli derën, deputetët e PD-së futen në Kuvend nga dritarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit