Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Ai u mor në pyetje në lidhje me seancën e së hënës së kaluar kur u përfshi në një incident dhe tentoi që të qëllonte me grusht socialistin Vullnet Sinaj.
“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por po u bëj të qartë se në atë parlament ndodhin gjëra më të turpshme se aq, vjedhja që po u bëhet shqiptarëve.
Qindra miliona euro po shkojnë për PPP. Kjo duhet t’ju shqetësojë ju më shumë sesa një rrugë demokratike” tha Nallbati pasi doli nga prokuroria.
Po Berisha a do të paraqitet sot në prokurori? “Nuk jam as sekretari dhe as zëdhënësi i Berishës”– u tha Nallbati, gazetarëve.