-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historiku/ Pas iranianëve dhe afganëve, Shqipëria hap dyert për afrikanët

Kryesoret

Italia do të sjellë deri në 36 mijë emigrantë në muaj në Shëngjin ku do të ndërtohet një kamp pritje. Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni, e cila, e lumtur, njoftoi marrëveshjen. Rama e justifikoi vendimin duke thënë se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet europian. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian. Kjo nuk na pengon për të parë botën si europianët. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet” tha ai.

36 mijë emigrantë në muaj! Kush do të vijë Shëngjin, sa do rrinë dhe kush do të paguajë?

Shqipëria ka një histori të gjatë mikpritje, por vitet e fundit në vendin tonë Sali Berisha dhe Edi Rama kanë firmosur që të vijnë edhe opozitarët iranianë që këtë vit u rebeluan duke nxjerrë policinë jashtë kampit në Manzë, po ashtu ka mikpritur edhe afganët që SHBA deklaroi se do të qëndrojnë pak muaj, por ende janë në Shëngjin ku tani do të bashkohen edhe emigrantët e tjerë nga Lindja dhe Afrika.

Rama ndërton kamp refugjatësh në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga opozita

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit