Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se jo çdo kërkesë e opozitës mund të justifikohet nga shumica socialiste si hall i Sali Berishës, referuar akuzave që i ka ngritur SPAK-u për dosjen “Partizani”.
“Për komisionin e reformës zgjedhore biem dakord që është çështje partish, por kur grupi është çështje tërësisht parlamentar, 35 deputetë bëjnë një grup, çfarë ju duhet juve kush është kryetar partie, por i grupit.
Debati te “5Pyetjet”/ Pëllumbi: Ti nxjerrim frikën SPAK-ut! Shabani: Berisha po e sfidon
Jo çdo kërkesë që mund të vijë nga opozita nuk mund ta quani hall personal të Berishës. Socialistët mund të ishin treguar më luajal” tha ai.
I kërkoi Sali Berishës që të shkojë dhe të japë llogari përpara drejtësisë. “Berisha duhet të shkojë të japë llogari para drejtësisë, nëse është apo jo fajtor e zgjidhin ata. Për të mbyllur këtë histeri, bëhej ajo procedurë, votohej (imuniteti)…
Nëse bëhej ajo procedurë, Berisha nuk shkonte me qejf, por me qerre, ishte mbyllur kjo histori. Nëse “çahet” muri Berisha, hapet hullia për të tjerët” tha ai.
PD si “Gunat përmbi tela”/ Pëllumbi te “5Pyetjet”: Na u hodhën në fyt, desh na vranë!