Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë në Itali ku së bashku me homologen italiane, Giorgia Meloni firmosën disa marrëveshje, mes të cilave ngritja e disa kampeve në Shqipëri për refugjatët që mbërrijnë në Itali.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar edhe reagimin e Brukselit, ku Komisioni Evropian thotë në një reagim për mediat fqinje se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.
Kriza e emigrantëve në Europë, BBC: Italia do të ndërtojë kampe në Shqipëri
“Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.
Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare,” tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.
Emigrantët, Rama për median italiane: Gjithçka sipas kritereve të BE