-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza e emigrantëve në Europë, BBC: Italia do të ndërtojë kampe në Shqipëri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Itali ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ku së bashku nënshkruan edhe një sërë marrëveshjes, ku edhe u njoftua se në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët që zbresin në brigjet italiane për të hyrë në Europë.

Gjigandi BBC i ka kushtuar një artikull vizitës së Rama në Itali dhe planeve për pritjen e emigrantëve, për të cilët u tha se do të rrinë përkohësisht në Shëngjin dhe se Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes së qendrës.

“Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur dhjetëra mijëra emigrantë. Lajmi u konfirmua nga kryeministria Meloni e cila bëri të ditur planin nëë konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme  dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.

Plani do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane. Emigrantët do të qëndrojnë në qendra, ndërsa Italia shqyrton kërkesat e tyre për azil, tha Meloni, duke shtuar se plani nuk do të zbatohet për gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit në nevojë.

Ajo tha se strukturat të cilat do të ndërtohen me shpenzimet e Italisë do të jenë në gjendje të strehojnë 3,000 njerëz çdo muaj, për kohën e nevojshme për të përpunuar shpejt kërkesat për azil dhe, nëse është e nevojshme, për riatdhesim.

Qendrat do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjaderit. Personeli i sigurisë dhe oficerët e policisë do të sigurohen nga Shqipëria.

Por politikanë të opozitës në Shqipëri dhe në Itali e kanë kritikuar këtë marrëveshje,” shkruhet ndër të tjera në artikullin e BBC.

“Corriere della Sera”: Shqipëria merr emigrantët tanë, nuk fiton asgjë në këmbim

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit