-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku takim me Drejtorin e Policisë spanjolle: Bashkëpunimin për goditjen e krimit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë spanjolle, në Madrid.

Delegacioni u prit në takim nga drejtori Francisco Pardo Piqueras dhe drejtues të lartë të Policisë spanjolle.

Mësohet se qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe shtim të hetimeve dhe të operacioneve të përbashkëta.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes 2 policive, për goditjen e grupeve kriminale.

Drejtori i Policisë spanjolle, Francisco Pardo Piqueras vlerësoi bashkëpunimin profesional, korrekt dhe të besueshëm me Policinë shqiptare, si dhe rezultatet e arrira nga Policia shqiptare, muaj pas muaji, në drejtim të goditjes së krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, duke vepruar si e barabartë me policitë homologe, në shumë operacione ndërkombëtare, si dhe duke u bërë pjesë e skuadrave hetimore, tregues këta të rritjes së besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë shqiptare.

Ndërkohë, Rrumbullaku falënderoi homologun e tij, për vlerësimin dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe e garantoi atë se Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur që të forcojë bashkëpunimin me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për: kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, shkëmbimin e informacioneve, shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe të operacioneve të përbashkëta, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në fund të takimit u dakordësua që çështjet që u diskutuan do të konkretizohen me veprime mes departamenteve përkatëse sipas fushave që ato mbulojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit