Prej orëve të para të mëngjesit zjarri ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit, në ish-metalurgjikun në Elbasan.
Aktualisht situata paraqitet e vështirë pasi zjarri nuk është arritur të shuhet.
Sipas drejtuesve të fabrikës ka një sasi të konsiderueshme të vajit të makinave dhe në këtë mënyrë është e vështirë të vendosen në kontroll flakët.